×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrezikuan të mbyten në Golem, pushuesit dhe mjekët shpëtojnë 2 të miturat

    Insajderi
    25 July 2021 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Parandalohet tragjedia në Golem. Falë ndërhyrjes rekord të disa pushuesve dhe ekipeve mjekësore, është parandaluar mbytja e dy të miturave nga Elbasani, të moshave 10 dhe 17 vjeçe.

    Të dyja vajzat aktualisht ndodhen në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

    “Policia, disa pushues dhe bluzat e bardha shpëtojnë 2 shtetase të mitura nga mbytja në det.

    Efektivët e Postës së Policisë Golem të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Golemit, në bashkëpunim me disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, pasditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja 2 shtetase të mitura të moshës 10 dhe 17 vjeçe, banuese në Elbasan.

    Shtetaset e mitura aktualisht ndodhen në spitalin e Durrsit jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrjen e mjekëve.

    Policia e Kavajës duke patrulluar përgjatë gjithë vijës bregdetare është e angazhuar në shërbim të pushuesve të cilët janë të lutur të telefonojnë në numrin 112 për çdo problem duke u garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional.”- thuhet në njoftimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark