×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rrëzimi” i Vuçiqit në Beograd – sa është i rrezikshëm për Prishtinën?

    Insajderi
    25 March 2019 - 19:43

    Që nga 30 nëntori i 2018-s opozita në Serbi po proteston në Beograd kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

    Vuçiq po akuzohet se ka ‘mbytur’ lirinë e fjalës. Pas 13 javëve protesta para Presidencës, së fundmi protestuesit kanë ndryshuar lokacionin e protestave, ata i’a mësyen Radio Televizionit të Serbisë, për shkak se sipas tyre ky televizion është i kapur nga presidenti Vuçiq pasi protestat që ata po i realizojnë nuk po transmetohen në RTS.

    Në lidhje me protestat që po mbahen tash e ca kohë në Serbi për Insajderin ka folur gazetari kosovar i akredituar në Serbi, Idro Seferi.

    Seferi ka thënë se protestat para televizionit publik kanë qenë të arsyeshme për shkak se shumica konsiderojnë që presidenti Vuçiq ka kontroll në shumicën e medieve.

    Gazetari, Idro Seferi

    “Gjatë gjithë protestave ka qenë e natyrshme dhe kanë shkuar pran televizionit publik të Serbisë për të protestuar, për shkak që shumë njerëz konsiderojnë që Vuçiq ka në kontroll shumicën e mediave dhe po ashtu sidomos pas raporteve të Freedom House është intensifikuar ideja që Serbia është një vend gjysmë i lirë dhe kanë protestuar zakonisht për shkak që thuhet që nuk transmetojnë protestat që ndodhin në Serbi dhe shumë media i kanë kritikuar ato për shkak që i organizon opozita dhe një pjesë e tyre konsiderohen si njerëz që kanë qenë në pushtet dhe kanë mashtruar popullin në Serbi”, ka thënë ai, shkruan Insajderi.

    Gazetari Seferi thotë  në natën kur protestuesit u futën në Radio Televizionin e Serbisë kishte mjaftë tension dhe ishte hera e parë që krijohej një tension i tillë prej shumë vitesh protesta në Serbi.
    I pyetur se a do të mundet opozita ta rrëzojë presidentin, Alekandar Vuçiq, ai u shpreh do të jetë e vështirë të ndodh diçka e tillë.

    “Do të jetë e vështirë që këto protesta ta rrëzojnë presidentin Vuçiq, megjithëse natyrisht politika nuk do të jetë njësoj pas këtyre ngjarjeve, edhe pse forca e opozitës konsiderohet mjaftë e vogël në këtë situatë”, u shpreh ai.

    Seferi gjatë intervistës ka folur edhe për grupin “Lidhja për Serbinë”, si dhe për atë se a e kanë të gjitha partitë brenda këtij grupi qëllimin e njëjtë. Si dhe për atë se a e kanë qëndrimin e njëjtë si opozita dhe Vuçiqi karshi Kosovës./Insajderi.com

    Intervista e plotë: 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark