×
  • Sport
  • Sport

    Rrëzohet nga kali aksidentalisht! Portieri i PSG-së, transportohet me helikopter në spital, gjendja shqetësuese…

    Insajderi
    28 May 2023 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ditë më parë u shpall kampion i Francës. Sot shqetësimi maksimal për Sergio Rikon. Portieri spanjol i PSG-së është shtruar këtë të dielë në spitalin e Sevilles, pas rënies nga kali, aksident që ka ndodhur në mëngjes.

    Ndërsa ishte me gruan e tij, pranë El Rocio (provinca e Huelvas), kalin e tij e goditi një kafshë tjetër. Ekzaminimet janë ende në vazhdim për të dhënë diagnozën e pare, por sipas elementeve të para, gjendja e tij konsiderohet mjaft shqetësuese. Ai ra në kokë dhe u transportua me helikopter në spital.

    Portieri nga Seville ishte zëvendësues të shtunën në Strasburg, ku PSG fitoi zyrtarisht titullin e 11-të të ligës (1-1). Lojtarëve iu dhanë dy ditë pushim dhe, si zakonisht në rrethana të tilla, disa prej tyre u larguan jashtë vendit. 

    Rrëzohet nga kali aksidentalisht! Portieri kampion i PSG-së,

    Në fund të ndeshjes, Rico u nis me një fluturim privat në jug të Spanjës. Një besimtar i zjarrtë, ai është një frekuentus i madh në procesionet andaluziane, ndaj duhej veçanërisht të merrte pjesë në një pelegrinazh.

    “PSG është informuar për një aksident të pësuar nga Sergio Rico të dielën dhe mbetet në kontakt të përhershëm me të dashurit e tij. I gjithë komuniteti kuqeblu u ofron të gjithë mbështetjen”, ishte deklarata e postuar nga PSG në Twitter. 

    Rrëzohet nga kali aksidentalisht! Portieri kampion i PSG-së,

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark