×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rrëzohet një aeroplan i vogël në Misisipi, humbin jetën dy persona

    Insajderi
    04 June 2023 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy persona humbën jetën kur një aeroplan i vogël u rrëzua pranë aeroportit rajonal Tupelo në Misisipi, tha shefi i zjarrfikësve të Tupelo, Michael Moody për CBS News.

    Identiteti i të vdekurve nuk bëhet i ditur, si dhe se çfarë lloj aeroplani ishte dhe sa persona ndodheshin në bord, transmeton Telegrafi.

    Charles Johnson, dëshmitar okular i përplasjes, i tha CBS News se ai dhe gruaja e tij po udhëtonin në një rrugë aty pranë, kur panë flakë dhe tym të zi që rrethonin aeroplanin.

    Ata ndaluan por nuk mundën t’i afroheshin aeroplanit për shkak të flakëve. Ai tha se gjithçka ishte plot me mbeturina.

    Brenda tre minutash në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, shërbimet e urgjencës dhe pjesëtarët e Gardës Kombëtare. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark