×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrihet live në Tik Tok Luigj Marku, ekstremisti që shante Adem Jasharin dhe ofendonte myslimanët

    Insajderi
    07 August 2022 - 10:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Luigj Marku, 39-vjeç nga Kallmeti i Lezhës, i cili bën thirrje ekstremiste në rrjetin social Tik-Tok e ka “pësuar keq”.

    Gjatë një “live” që ai po bënte me ndjekësit e tij në TikTok ai është dhunuar nga disa persona.

    Në momentin që është dhunuar, Marku ndodhej në një park.

    Disa shqiptarë që e kanë dëgjuar i janë afruar dhe kanë nisur ta dhunojnë.

    Në këtë moment video “live” është ndërprerë.

    https://www.youtube.com/watch?v=CfVN45h8SB0

    Kujtojmë se Luigj Marku është bërë i famshëm për ofendimet ndaj Adem Jasharit e myslimanëve.

    Këto ofendime dhe sharje të Markut mund t’i dëgjoni në videot që janë publikuar disa javë më parë.

    https://www.youtube.com/watch?v=C4ZDM2GzoHE
    https://www.youtube.com/watch?v=yrcaDuYXkrk

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark