×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Rritje e jashtëzakonshme e numrit të turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë në këtë vit

    Insajderi
    25 March 2023 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Krahasuar me  dy mujorin e parë të  vitit 2022, sivjet numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë është rritur  për  73.7 %, duke arritur në 686 mijë e 536 shifra e vizitorëve.

    Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin mbi lëvizjen e shtetasve, sipas të cilit, numri i të huajve që kanë deklaruar se vizitojnë Shqipërinë për pushime, vizitë tek të afërm, etj., gjatë 2-mujorit të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u rrit me 54,3 %, duke arritur në 630 mijë, ndërsa për qëllime biznesi dhe profesionale udhëtuan drejt vendit tonë 31 mijë e 271 shtetas të huaj.

    Në këtë periudhë (janar-shkurt 2023), rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 666 314 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore/Paqësori, përkatësisht me 13 301 dhe 2 671 shtetas./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark