×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rrjepën qytetarët me çmime, Qeveria Kurti sërish i zë në flagrancë kompanitë e naftës

    Insajderi
    08 February 2023 - 19:56

    Është bërë gati një vit që nga ngritja alarmante e çmimeve të naftës në Kosovë. Çmime këto të papërballueshme për xhepin e qytetarëve të vendit. Por edhe kësaj radhe, Qeveria Kurti, ka zënë në flagrancë kompanitë që merren me tregtinë e naftës.

    Ministria e Ministria e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim që të caktojë çmimet e naftës dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës.

    Ky vendim është marrë pasi është evidentuar se ka pasur  mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror.

    Sipas këtij vendimi marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) eurocentë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër.

    Qeveria e Kosovës më 1 mars pati marrë vendim që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale apo marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë.

    Sipas këtij vendimi, marzha më e lartë tregtare ishte deri në 4 për qind të çmimit të shitjes, ndërkaq te shitësit me pakicë marzha më e lartë ishte në 6 për qind.

    Çmimet dhe kërkesa për naftë janë rritur në tregjet ndërkombëtare pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark