×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Rrota e Pj Harvey sillet në Kosovë

    Insajderi
    01 February 2016 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja e njohur britanike Pj Harvey ka publikuar këngën dhe videoklipin e ri të titulluar “The Weel” e ndikuar totalisht nga vizita që artistja së bashku me fotografin Seamus Murphy kanë realizuar në Kosovë, përkatësisht në Prizren para dy viteve në kuadër të festivalit DokuFest.

    Në videon e këngëtares britanike shfaqet edhe kosovari i ndjerë Nesim Kryeziu, që sipas fotografit cilësohet si një “njeri i mrekullueshëm që në video performon si vallëzues profesional me një gotë ujë në kokën e tij gjatë një dasme në Brezne të Opojes. Kryeziu ka vdekur në fillim të këtij viti.

    “Pitchfork” ka shkruar një tekst duke e cilësuar PJ Harvey si një artiste që ka krijuar dhe ka bërë punë me sinqeritet në kushtet e saja, e që vazhdimisht nisen nga dëshira të sfidojë veten.

    “Kur unë shkruaj unë e parashikoj një skenë të tërë”, shpjegon Harvey e cila ka folur për udhëtimin e saj në Kosovë.

    Duke folur për udhëtimin e saj në Kosovë, Harvey për Noisey ka thënë se ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme.

    “Mbledhja e informacioneve nga burimet sekondare dukej si shumë e kundërt prej asaj që unë isha duke shkruar. Unë doja të ndjeja erën e ajrit, ta ndjeja tokën dhe të njihja njerëzit e vendeve që unë isha e fascinuar me to”, ka thënë Harvey.

    Ndërkaq bashkëpunëtori i saj Seamus Murphy tregon për të dhe për përvojën që kishin në disa vende duke përfshirë këtu edhe Kosovën.

    “Polly dhe unë deshëm të inicionim një projekt së bashku duke punuar në vendet që ne menduam se ishin interesante dhe të rëndësishme. Ne ishim njoftuar kur ajo shikonte fotografitë e mia nga Afganistani dhe më pastaj unë i tregova edhe disa fotografi nga lufta e Kosovës në fund të viteve të 90-ta. Unë kisha përvoja dhe kontakte në të dyja vendet dhe Polly kishte një fascinim për Afganistanin dhe për Kosovën kur ajo u bë temë. Të dyja kishin histori trazuese dhe për shkak të lajmeve ishin të njohura për të gjithë. Unë u ktheva në Kosovë në vitin 2004 kur konflikti shpërtheu sërish, duke gjetur një frustrim të thellë në çdo anë”, thotë Murphy.

    Tutje Seamus Murphy tregon për udhëtimin me Pj Harvey në Kosovë.

    “Një ftesë ka ardhur për të dyve neve në verën e vitit 2011. Nga ne ishte kërkuar që të marrim pjesë në shfaqjen e të 12 filmave të shkurtër të cilët unë i kisha bërë për albumin Let England Shake dhe të ishim pjesë e një debati në Dokufest në Prizren. Ne e pranuam këtë ftesë dhe shkuam”, ka shpjeguar Murphy.

    Kënga ‘The Wheel’ ka udhëtimin në Kosovë si qendër e saj. Kënga e ka marrë emrin sipas rrethit në parkun e lojërave në Fushë Kosovë.

    “Ishte 4 gushti i vitit 2011 dhe ne ishim duke ecur në afërsi të stacionit të trenit. Derisa Polly merrte shënime unë isha më shumë i interesuar që të shoh diçka më interesante që po ndodhte përgjatë rrugës dhe nuk isha i mërzitur që ta fotografojë atë.  Atë ditë ne ishim duke mbledhur informacione me një përpjekje me optimizëm. Ne nuk e kishim idenë që ndonjëra nga këto do të shihej, dëgjohej apo do të kishte kuptim. Unë u ktheva në Kosovë edhe në dhjetor të vitit 2015, tashmë i pajisur me dijen se si kishte ecur projekti. Së bashku me Kosovën, kisha edhe udhëtime në Afganistan dhe Washington të cilat ishin publikuar në poemat e Pollyt”, thotë Murphy.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark