×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Rruga për Davos“, shfaqet në Kosovë e Maqedoni

    Insajderi
    21 February 2016 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Grupi teatral ’’Aktrimi’’ nga Zürichu e fillon vitin me një turne nëpër Kosovë e Maqedoni me shfaqjen ’’Rrugës për në Davos’’.

    Me ftesë të Ministrisë kosovare të Diasporës  grupi teatral “AKTRIMI” në Zürich shfaq “RRUGA PËR NË DAVOS” nga Avni Halimi, më 23 shkurt në Kumanovë, më 24 shkurt në Mitrovicë, më 25 shkurt në Prishtinë dhe më 26 shkurt në Ferizaj.

    Në këtë projekt teatral luajnë Ramadan Morina dhe Veton Ibrahimi, derisa i gjithë projekti është bërë nën regji të Veton Ibrahimit. Producent ekzekutiv i projektit është Avdi Amidi, kurse për muzikën është përkujdesur rock grupi i njohur kosovar, Troja. (Albinfo.ch)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark