×
  • Lajme
  • Insajderi

    RTK-ja humbi miliona euro nga keqmenaxhimi- Insajderi sjell detaje nga raporti i Auditorit

    Insajderi
    05 July 2022 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka thënë se nga auditimi i kryer në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), humbjet nga keqmenaxhimi janë 800 mijë euro.

    Parregullsitë kanë rezultuar me mungesë të llogaridhënies, transparencës dhe konkurrencës në menaxhimin e fondeve publike

    “Në auditimin e performancës në RTK, kontrolli i dobët mbi menaxhimin e stafit të rregullt duke mos respektuar edhe vendimet e Bordit nga menaxhmentit, i ka kushtuar RTK-së keq menaxhim financiar në vlerë prej rreth 800 mijë euro për tre vite. Parregullsitë kanë rezultuar me mungesë të llogaridhënies, transparencës dhe konkurrencës në menaxhimin e fondeve publike”, tha ajo.

    Auditorja e përgjithshme, Spanca tha po ashtu se gjatë auditimit kanë identifikuar 67 raste me elemente potenciale për kryerje të veprave penale.

    Për këto raste, ajo tha se kanë njoftuar Prokurorin e Shtetit, e të cilat raste më pas janë adresuar te Prokuroritë Themelore.

    Mirëpo Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, ka vënë në pah me detaje këto paregullësi në RTK.

    Rasti i parë ka të bëjë me produksionet e jashtme të natyrës së njëjtë të cilat nuk ishin njohur, regjistruar dhe prezantuar në Raportin Vjetor Financiar në mënyrë të drejtë.

    Këto raste kishin të bënin me disa emisione, shkruan Insajderi.

    “Emisioni “Sekrete kuzhine” me vlerë totale të kontratës prej 80,000€, ishte njohur si pasuri e paprekshme, ndërsa Emisioni “Kosova Prodhon” me vlerë të kontratës prej 60,000€ ishte njohur si shpenzim i periudhës”

    “Më tej, seriali “Çka ka shpija” ishte njohur si pasuri e paprekshme, ndërsa seriali tjetër“ Byfeja e Parlamentit “me kosto vjetore prej 165,373€ ishte njohur si shpenzim i periudhës. Po ashtu, edhe filmi “Pranverë e pa harruar në fshatin e harruar” me kosto 5,000€, apo seriali “Vendlindja ime” me kosto 154,000€ ishin njohur si shpenzime të periudhës”, thuhet në raport.

    Tjetëri rast kishte të bënte, me investimin dhe të ardhurat e programeve në PFV ku ishin prezantuar me vlerë prej 323,745€, mirëpo, kjo shumë ishte nënvlerësuar për vlerën 20,713€.

    “Te projekti “Sekrete Kuzhine” saldo në fund të vitit ishte njohur zero €, ndërsa duhej të ishte 10,000€”. Te projekti “Filma të Huaj” saldo në fund të vitit ishte 27,295€, ndërsa duhej të ishte 29,508€”. Te projekti “FiFa World Coup”, ndeshjet kualifikuese Conmebol saldo në fund të vitit ishte 25,500€, ndërsa duhej të ishte 34,000€”, thuhet në raport.

    Në raportin e auditorit janë bërë publike edhe parregullësit mbi pagesa për shujta ditore, ku RTK kishte paguar shujta në vlerë prej 164,285 euro për persona të cilët nuk kishin qenë fare në punë. Pra, pagesa e shujtës ishte bërë pa konfirmimin e prezencën e punëtorëv në punë.

    Një rast tjetër ka të bëjë me mungesë evidencash për vijueshmërinë e stafit në punë. RTK posedon sistem elektronik të evidentimit ditor të ardhje/vajtjes, por 15 punëtorë nuk ishin evidentuar fare në punë nga 10 deri në 12 muaj të vitit.

    Prej tyre, për shtatë raste mbikqyrësi kishte konfirmuar se këta punëtorë kishin punuar gjatë gjithë vitit. Ndërsa, për tetë rastet tjera auditori nuk kishte pranuar asnjë dëshmi se ata kanë punuar gjatë vitit.

    Kostoja e pagave bruto për këta tetë punonjës ishte 64,630€, shumë të cilën RTK e ka paguar
    për vitin 2021.

    Ndërsa, prej 763 punonjës të rregullt të RTK-së, 126 prej tyre nuk kanë poseduar kartelë elektronike për evidentimin e tyre në punë. Arsyetimi i punëtorëve ishte i ndryshmëm, si kishin humbur kartelat e evidentimit dhe se RTK nuk kishte prodhuar kartela të tjera rezervë për shkak të mungesës së mjeteve buxhetore./Insajderi.org

    Gjetjet e tjera nga Zyra e Auditorit mund t’i gjeni këto:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark