Gjithçka tani është kompletuar mes Real Madridit dhe Antonio Rüdiger, sipas ekspertit të trasnferimeve Fabrizio Romano.
Marrëveshja është vulosur ditët e fundit në një transferim falas, konfirmojnë edhe burimet e klubit: Toni Rüdiger bëri zgjedhjen e tij në prill dhe tani gjithçka është kompletuar.
Kontratë deri në qershor 2026, nuk ka mundësi për sezonin e mëtejshëm pavarësisht thashethemeve. Është një marrëveshje katër-vjeçare.
Njoftimi zyrtar nuk do të bëhet këtë javë. Real Madrid do të njoftojë Rüdiger në fund të sezonit aktual për të respektuar Chelsean.
Carlo Ancelotti ishte një faktor kyç pasi ai donte Tonin si prioritet nënshkrimin për projektin Real Madrid 2022/2023.