×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rufki Suma flet pas vendimit të PZAP-it për anulim të zgjedhjeve në Han të Elezit

    Insajderi
    21 October 2021 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari aktual i Hanit të Elezit, Rufki Suma, e ka cilësuar si të drejtë vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili vendosi që të anulohen zgjedhjet në këtë komunë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas vendimit të PZAP-së, Suma është ankuar se simpatizantët e PDK-së  kanë bërë presion mbi qytetarët e Hanit të Elezit që të votojnë këtë subjekt politik.

    Suma, vendimin e PZAP-së e ka cilësuar si të drejtë, duke thënë se kandidati i PDK-së për kryetar të komunës, Mehmet Balazhi, ka shkelur ligjin.

    “Sapo u njoftova me këtë vendim. Mendoj se është vendim i drejtë pasi kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës, ka vizituar të gjitha qendrat e votimit në kundërshtim me ligjin gjatë ditës së zgjedhjeve. Këtë fakt e pranon edhe vetë, edhe në KQZ edhe në një deklaratë të dhënë për media” – tha Suma në një pronocim për Gazetën Insajderi.

    “Më datë 18.10.2021, PZAP-i, ka pranuar ankesë nga kandidati i pavarur Rufki Suma, i cili pretendon se gjatë netëve të fundit të zgjedhjeve lokale në Komunë e Hanit të Elezit simpatizantët e PDK-së, kanë bërë presion mbi qytetarët ku çdo qytetarë e kanë përcjellë me veturë dhe i kanë bërë ultimatum që të mos futen nëpër shtëpi, pra po ashtu dyshojmë se janë shpërndarë mjete për blerje të votave. Parashtruesi i ankesës thekson se e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës por të njëjtit nuk kanë dalë për t’i shpërndarë turmën e njerëzve”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.

    Sipas rezulateteve të së dielës, pas numërimit të 100% të votave, Mehmet Balazhi i PDK-së doli fitues me 50.98% të votave të përgjithshme.

    I dyti doli kandidati i pavarur, Rufki Suma me 42.47% të votave.

    Ndërsa, Sherif Berisha i Lëvizjes Vetëvendosje mori vetëm 6.54% të votave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark