×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Rugova: Emri i palestres do të vendoset sipas vullnetit të qytetarëve

    Insajderi
    29 December 2020 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova, ka thënë se emri i palestrës që është në prag të përfundimit, do të vendoset sipas vullnetit të qytetarëve dhe pa ndonjë implikim politikë, shkruan Insporti.

    Palestra në Istog ka rënë në qendër të vëmendjes, jo për shkak të ndonjë parregullsie, por problemi është sesi do të emërohet ajo.

    Emri më i lakuar ka qenë ai i boksierit Besim Kabashi, i cili vdiq tragjikisht në vitin 2011.

    Për këtë, qytetarët e Istogut kishin bërë një peticion ku kishin mbledhur 5 mijë nënshkrime.

    I pyetur nga Insporti sesi do të quhet palestra e re në Istog, Rugova u përgjigj: “Palestra ende nuk ka përfunduar. Është në punime finale apo disa “cikrrime”. Pastaj do të merremi me emërtimin e saj, pa tensione politike, pa politika dhe gjithsesi duke e respektuar vullnetin qytetar dhe ligjor”.

    Besim Kabashi është një nga figurat sportive më të dalluara, njëkohësisht më tragjike të Kosovës.
    I lindur në shkurt të vitit 1976, në Gurrakoc të Istogut, Besimi ishte fëmiu më i vogël i Latif dhe Ryve Kabashit. Besimi emigroi në Gjermani në moshën 14 vjeçare, ku filloi karrierën sportive që kulmoi me tituj të botës.

    Ai në vitin 2011 pati thënë që do zhvillonte edhe dy ose tre luftëra dhe më pas do të kthehet në Kosovës, për të hapur një qendër kik-boksi.

    Tragjikisht, po në atë vit, ai ndërroi jetë në moshën 35-vjeçare. /Insporti/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark