×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Rugova: Palestra e Istogut duhet të emërohet “Besim Kabashi”

    Insajderi
    31 December 2020 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkrimtari i njohur nga Istogu nëpermjet një statusi në rrjetin social, Facebook ka bërë apel që palestra e sportit në Istog të emërtohet sipas emrit të legjendës se kikboksit, Besim Kabashi, shkruan Insporti.

    Rugova këtë apel e ka bërë në drejtim të institucioneve shtetit dhe Komunës së Istogut. Kabashi në vitin 2011 vdiq duke lënë gjurmë të mëdha ne sportin shqiptar dhe atë gjerman. Ai ishte kampion i botës plotë tetë herë.

    Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugovë ditë më parë për Insportin deklaroi së emri i palestrës do të vendoset në bazë të vullnetit të qytetarëve të Istogut. Deri më tani janë mbledhur 5000 nënshkrime në peticionin online që kanë organizuar qytetarët e Istogut.

    Më poshtë statusi i plotë i Rugovës: Apel autoriteteve te Istogut dhe te Kosoves Pas nje kohe relativisht te gjate, me ne fund, Istogu, qyteza jone e lavdise, qyteza e enderrave tona djaloshare, tashme u be me palester sportive. Kjo ngrehine e sportit dhe e rinise nuk i ka gezuar vetem sportistet por edhe sportadashesit qe treves sone nuk i kane nunguar asnjehere. Kjo palester per te gjithe qytetaret e komunes se Istogut eshte nje sihariq i madh, sepse tash e tutje talentet e shumte qe jane gjithandej komunes sone, nuk mund te ankohen se po e bjerrin kohen kot. Gjithe ajo ushtri e sportisteve qe e kane pritur me padurim kete qender sportive, tashme e kane rastin dhe vendin ta deshmojne talentin dhe perkushtimin e tyre; t’i realizojne enderrat e t’i zbatojne dhuntite qe ua ka fale Zoti me bollek. Por per aq sa jemi ne dijeni, godina ne fjale ende nuk e ka emrin e saj. Ne komunen tone me rrethine, ka pasur dhe ka aq shume sportiste te diciplinave te ndryshme, sa numri i tyre eshte i gjate e i pa fund. Megjithate, jane disa prej tyre qe i kane kapercyer kufinjte kombetare, dhe qe e kane mahnite nje bote te tere me talentin e tyre te jashtezakonshem. Njeri nder ta, sigurisht me i dalluari dhe me i veçanti, e pa asnje dileme, eshte i ndjeri Besim Kabashi, kampioni i botes në kikboks që vdiq në lulen e rinisë. Besimi i ndjere qe na ka mrekullu te gjitheve me aftesite dhe forcen e tij prej divi, ka nderu çdo shqiptar kudo ne bote. Prandaj ne, nje grup, apo me mire te them nje vister e gjate sportdashesit nga komuna e Istogut e aktualisht gjithandej ne mergim, deshirojme qe kjo kala sporti e rinie ta gezoje emrin e Besim Kabashit. Kerkesa jone eshte korrekte dhe pa asnje tendence anashkalimi te kujdoqofte, por Besim Kabashi në sportin luftarak bashke me veten e uli ne fronin e botes: Istogun, Kosoven dhe shqiptaret. Mbesim me shprese se organet pergjegjese te komunes sone dhe jo vetem ato do ta marrin seriozisht parasysh kete kerkese modeste. Me respekt te posaqem per çdonjerin qe mbeshtet kete apel dashamires, Mustafë Rugova

    No description available.
    No description available.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark