×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes i riu në Rugovë, ra nga një lartësi

    Insajderi
    27 November 2021 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një burrë ka ndërruar jetë rreth prej 17:00 rrugës nga Peja në drejtim të Rugovës.

    Zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Fadil Gashi, ka konfirmuar se i ndjeri ka rënë nga një lartësi përskaj rrugës.

    “Në kilometrin e shtatë në drejtim të Rugovës, një burrë ka rënë nga një lartësi më ku dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, është shprehur Gashi përmes telefonit.

    “Mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Policia bashkë me zjarrfikësit kanë arrit që ta nxjerrin trupin dhe rasti është duke u hetuar”.

    “I ndjeri ka dalë nga vetura, ku ka qenë më shokët e tij, por rrethanat si ka rënë poshtë nuk dihen”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark