Rumanisë i mungojnë tre lojtarë të rëndësishëm kundër Shqipërisë – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Rumanisë i mungojnë tre lojtarë të rëndësishëm kundër Shqipërisë

    Insajderi
    19 June 2016 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rumania ka tre lojtarë të dëmtuar në prag të sfidës më të rëndësishme të 8 viteve të fundit. Kjo është kryefjala e mediave rumune në prag të sfidës Rumani-Shqipëri, përcjellë Gazeta Express.

    Trajneri Anghel Iordanescu,duhet të bëjë llogaritë me mungesat e mundshme të Steliano Filip, Razvan Rat dhe Michael Pintilii.

    Në këtë mënyrë, sipas të gjitha gjasave, trajneri rumun duhet të bëjë disa ndryshime të rëndësishme në rast se tre lojtarët e sipërpërmendur nuk do të jenë gati për të zbritur në fushë.

    I vetmi tek i cili stafi ka shpresa për rikuperim në kohë rekord është mbrojtësi i majtë Steliano Filip, por në rast se ai nuk ia del mbanë, atëherë në fushë do të zbresë 26-vjeçari i Dinamos së Zagrebit, Alexandru Mael.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark