×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rusët thyen rekord në blerjen e “pasaportave të arta” në Mal të Zi

    Insajderi
    10 January 2023 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në përballje me kufizimet e ashpra në marrjen e lejeve të banimit dhe nënshtetësisë në vende të Bashkimit Evropian pas luftës në Ukrainë, rusët kanë thyer rekord në blerjen e “pasaportave të arta” në Mal të Zi, shkroi “The Moscow Times”, raporton Insajderi.

    Që nga fillimi i vitit 2022, qytetarët rusë kanë blerë 42 për qind të këtyre pasaportave të Malit të Zi, ka thënë Shefja e Departamentit për Rusinë në Transparency International, Ilija Shumanov, duke cituar të dhënat e OJQ-së malaziase Qendra për Edukim Qytetar.

    Sipas informacioneve që ishin në domenin publik, dhëndri dhe vajza e një zyrtari të lartë në Distriktin Federal Veriperëndimor të Federatës Ruse, Ljubov Soveršaeva, djali i një sipërmarrësi të shquar që u vra në Shën Petersburg në vitet nëntëdhjetë, Albert Beineshev, gruaja dhe fëmijët e tij morën nënshtetësinë malazeze.

    Gjithashtu, Sergey Studenikov, biznesmen rus dhe pronar i zinxhirit të pijeve alkoolike “Red & White”, Nikita Pipko, drejtor i kompanisë “Igronik” dhe Konstantin Klyuke, ish-deputet i Dumës Rajonale për Belgorod nga radhët e Rusisë së Bashkuar të Putinit.

    Përveç tyre, në listë është edhe Vitalik Buterina, krijuesi i Ethereum (platforma e dytë më e madhe e kriptomonedhës pas Bitcoin), i cili mori një pasaportë malazeze në prill 2022, raportoi Danas.

    Udhëheqja e BE-së, duke pasur parasysh luftën ruse në Ukrainë, u ka kërkuar të gjitha shteteve anëtare të ndalojnë këto programe dhe t’u heqin shtetësinë personave të lidhur me Kremlinin.

    Pas kësaj, si dhe apelit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Qipro u hoqi 21 “pasaporta të arta” oligarkëve rusë dhe personave nën sanksione. Ndër të tjera, miliarderët Aleksandar Ponomarenko, Vadim Moskovich, Mikhail Gutseriyev dhe Alexei Kuzmichev humbën shtetësinë e dytë.

    Në nëntor, Mali i Zi, i cili ka qenë vend kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2010, refuzoi të ekstradonte Igor Chujan në Rusi, i akuzuar për mashtrim dhe tërheqje të 30 miliardë rublave nga vendi përmes OFK Bank.

    Në janar 2009, Chujan u emërua në krye të Shërbimit Federal për Rregullimin e Tregut të Alkoolit nga Vladimir Putin, dhe nëntë vjet më vonë filloi një hetim kundër tij.

    Para kësaj, autoritetet malazeze refuzuan të ekstradojnë biznesmenin rus Telman Ismailov, i cili u akuzua nga agjencitë kriminale ruse për organizimin e vrasjes së biznesmenit Vladimir Savkin dhe Yuri Brailev.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark