×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rusia dërgon mbi 50 mijë trupa në kufi me Ukrainën

    Insajderi
    30 November 2016 - 20:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ditë pas përfundimit pa marrëveshje të bisedimeve katërpalëshe për gjetjen e një ujdie për të ulur armët, Rusia ka rritur presionin ndaj Ukrainës duke shumëfishuar praninë e trupave të saj në kufirin mes dy vendeve.

    Zëvendësministri rus i Mbrojtjes deklaroi se aktualisht janë zhvendosur 55 mijë trupa në kufirin mes dy vendeve, shifra që shtojnë frikën në Kiev se Moska po përgatitet për të pushtuar vendin dhe për të rrëzuar qeverinë aktuale.

    Trupa në kufi u shtohen 7500 të tjerave të vendosura në vijën kufitare mes dy vendeve, ndërkohë që Ukraina thotë se në rajonin Donbas veprojnë rreth 9 mijë trupa të rregullta ruse që mbështesin separatistët në luftën me ushtrinë ukrainase.

    Rusia mohon këto akuza, ndërsa Kievi thotë se ajo po përgatitet për të pushtuar Donetskut për të siguruar lidhje tokësore me Krimenë e aneksuar më herët e ku Moska ka të vendosura rreth 23 mijë trupa, kryesisht në vijën ndarëse administrative.

    Dy ditë më parë, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës, Ukrainës dhe Rusisë u takuan në kryeqytetin bjellorus të Minskut për të diskutuar mbi metodat e implementimit të marrëveshjes së armëpushimit të arritur vitin e kaluar për rajonin Donbass të Ukrainës.

    Steinmeier tha se si Ukraina ashtu dhe Rusia, kanë përkeqësuar pozicionet e tyre dhe nuk shihet një marrëveshje politike për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në Donbass, siç është kërkuar nga Rusia dhe nga separatistët e mbështetur nga Kremlini.

    “Ishte sërish një ditë e lodhshme dhe e mërzitshme sot, – tha Steinmeier. – Deklaratat boshe nuk janë të mjaftueshme për të zgjidhur këtë konflikt”.

    Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov duket se la jashtë diskutimeve propozimin ukrainas për të lejuar monitoruesit e OSBE-së në rajonin e Donbassit.

    “Nuk ka pasur ndonjë të re sot. Marrëveshja e Minskut ka ngecur, ndërsa ne nuk po arrijmë të biem dakord për hapat e mëtejshëm”, u tha Lavrov reporterëve të pranishëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark