×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Rusia dhe Serbia, partnerë për destabilizimin e vendeve të Ballkanit”

    Insajderi
    25 December 2022 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-ministri slloven i Mbrojtjes, Roman Jakiq thotë se Rusia dhe Serbia janë partnerë që kontribuojnë për destabilizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Jakiq në një intervistë për The Geopost thekson se duhet pasur kujdes nga mediat që promovojnë narrativën pro-ruse në këto anë.

    “Rusia dhe Serbia janë partnerë shumë të mirë dhe supozoj se përmes Serbisë po destabilizojnë jo vetëm Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën, por edhe vendet e tjera të rajonit”, thekson Jakiq.

    “Është interesante se narrativa në Serbi është se Rusia po e ndihmon Serbinë, por në thelb nëse shikoni shifrat dhe ndryshimin në tregti, mund të shihni se Serbia ka pjesën më të madhe me BE-në, më shumë se 70 për qind me Gjermaninë dhe Italinë dhe se tregtia me Rusinë është më e vogël”, shton ai.

    Sipas tij, faktori ndërkombëtar duhet të përgjigjet për sigurinë e qytetarëve në Kosovë.

    “Mendoj se janë dy faktorë shumë të rëndësishëm ndërkombëtarë, përkatësisht KFOR-i dhe EULEX-i, të cilët gjithashtu duhet të kujdesen për sigurinë e njerëzve dhe se ky tension në rritje duhet të zgjidhet përmes dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, pohon ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark