×
  • Lajme
  • Lajme

    Rusia ia përmend NATO-së bombardimet në Jugosllavi: Ju hodhët 2 mijë raketa e 14 mijë bomba, nuk ju takon të na mësoni neve

    Insajderi
    23 March 2023 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Agresioni i NATO-s kundër Serbisë është një njollë e madhe që Aleanca Veriatlantike nuk mund ta lajë”.

    Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova. Ajo ka theksuar se SHBA dhe aletatët e tyre kanë bombarduar barbarisht Jugosllavinë.

    Zakharova theksoi se për 78 ditë Aleanca bombardoi territorin e ish-Jugosllavisë nga ajri jo vetëm më armë të zakonshme por edhe me municion që përmbante komponentë radioaktivë.

    Sipas saj, përpos objekteve ushtarake në shënjestër kanë qenë edhe spitalet, kopshtet, shkollat e ndërtesat e banimit.

    “U hodhën më shumë se 2 mijë raketa, 14 mijë bomba dhe municione të tjera, të cilat përmbanin uranium të varfëruar, gjë që çoi në rrezatim radioaktiv dhe në një rritje të shpejt të të sëmurëve”, theksoi ajo, përcjell Insajderi.

    Zëdhënësja e ministrisë iu referua edhe situatës në Ukrainë, duke krahasuar ngjarjet në ish-Jugosllavi dhe atë që po ndodh aktualisht në frontin e Evropës Lindore.

    Prandaj, siç tha ajo: “Nuk u takon perëndimorëve që e varrosën përgjithmonë reputacionin e tyre në Jugosllavi, të na mësojnë neve dhe gjithë botës diçka, sepse ne e dimë shumë mirë se cili është çmimi real i politikës së tyre”.

    Jugosllavia u bombardua nga NATO nga 24 marsi 1999 deri në 10 qershor 1999. Sipas NATO’s ky operacion kërkonte të ndaloheshin abuzimet e të drejtave të njeriut gjatë luftës në Kosovë.

    Ndërhyrja e NATO-s u nxit nga gjakderdhja e Jugosllavisë dhe spastrimi etnik i shqiptarëve. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark