×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rusia kërcënon NATO-në, Sllovakinë e Poloninë

    Insajderi
    17 March 2023 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sot ka njoftuar se shënjestra e re e ushtrisë Ruse do të jenë aeroplanët që Polonia, Sllovakia dhe NATO do të ia dërgojë Ukrainës.

    “Në rrjedhën e operacionit special ushtarak, të gjitha këto pajisje do të jenë subjekt i shkatërrimit”, ka thënë ai, për aeroplanët e tipit MIG-29.

    Që nga fillimi i luftës vitin e kaluar, vendet e NATO-s i kanë dhuruar Ukrainës ndihma ushtarake me vlerë të miliarda dollarëve, ndërsa Kievi ka kërkuar armë për ta parandaluar përparimin e rusëve.

    Për këtë shkak Rusia ka akuzuar perëndimin për pjesëmarrje në luftë./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark