×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rusia mbyllet plotësisht për një javë, Putin urdhëron qytetarët të mos dalin në punë

    Insajderi
    21 October 2021 - 11:01

    Rritja alarmante e rasteve me covid19 ka detyruar autoritetet në Rusi të marrin masa të ashpra.

    Reuters shkruan se presidenti Vladimir Putin njoftoi një javë pushim prej 30 tetorit, si mundësia e fundit për të frenuar përhapjen e shpejtë të virusit të vend.

    Vetëm të mërkurë, autoritetet shëndetësore ruse raportuan për 1,028 viktima nga koronavirusi, shifra më e lartë në Rusi që prej fillimit të pandemisë.

    “Tani për tani, është e rëndësishme që të zvogëlohet kulmi i valës së re të pandemisë”, tha Putin.

    Putin tha se kjo periudhë, nga 30 tetori deri më 7 nëntor, mund të zgjatet për rajone të caktuara.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark