Portieri i skuadrës ruse të hokejit në akull, Iván Fedótov, i arrestuar ditën e parë të pare të muajit, me dyshimin se ka shmangur shërbimin ushtarak, është dërguar në një njësi stërvitore të Marinës në veriperëndim të vendit, pranë Rrethit Arktik.
“Aktualisht Ivan Fedotov ndodhet në njësinë ushtarake 56529-3 në Severodinsk, një qytet në rajonin e Arkhangelsk. Ka një qendër trajnimi të marinës ruse atje,”- tha gazeta. Portieri 25-vjeçar u arrestua në Shën Petersburg, pranë një ambienti sportiv ku stërvitej dhe u dërgua në një zyrë rekrutimi, ku u ndje keq, ndaj u desh të shtrohej në spitalin detar.
Avokati i tij, Alexei Ponomariov, i cili bëri ankesë për parregullsi në ndalimin e klientit të tij, deklaroi se mbrëmë, ai ishte transferuar nga spitali në një njësi ushtarake. Sipas ligjit rus, mosrespektimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak dënohet deri në dy vjet burg.
Portali rus Championat.com e cilësoi situatën e Fedotov, si “skandalin sportiv të verës”. “Siç e dini, administrata presidenciale nuk merret me organizimin e thirrjes. Prandaj kjo pyetje duhet t’i drejtohet Ministrisë së Mbrojtjes dhe jo neve,”- tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov kur u pyet për situatën e Fedotov. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se nuk mund të ketë komente për këtë çështje, “sepse është ligji”.
Fedótov, deri në sezonin e kaluar portier për CSKA, klubi historik i Ushtrisë Sovjetike që tani i përket kompanisë së naftës ‘Rosneft’, sapo kishte nënshkruar një kontratë me Philadelphia Flyers dhe kishte planifikuar të udhëtonte në Shtetet e Bashkuara së shpejti për t’iu bashkuar ekipit të tij të ri.