×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rusia nga 1 prilli do të fillojë rekrutimin e 400 mijë ushtarëve

    Insajderi
    15 March 2023 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Mbrojtjes së Rusisë është duke planifikuar të rekrutojë edhe 400 mijë ushtarë për të luftuar në Ukrainë.

    Sipas mediave ruse, rekrutimi do të fillojë me 1 prill dhe përgjegjës për zbatimin e planit do të jenë guvernatorët ushtarak.

    Në rajonet Sverdlovsk dhe Chelyabinsk do të angazhohen nga 10 mijë kontraktorë, ndërsa në  Perm Krai, thuhet se do të rekrutohen 9 mijë persona.

    Kujtojmë se herën e fundit Rusia ka rekrutuar 300 mijë shtetas rusë me qëllim dërgimin e tyre në zonat e luftës në territorin e Ukrainës./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark