×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rusia tërhiqet zyrtarisht nga Këshilli i Europës

    Insajderi
    22 November 2022 - 12:10

    Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dokument duke bërë zyrtare tërheqjen e vendit të tij nga Këshilli i Europës.

    Putin nënshkroi një dekret për shkarkimin e Ivan Soltanovsky nga posti i përfaqësuesit të përhershëm të Moskës në organizatën me qendër në Strasburg. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Tass.

    Këshilli i Evropës, qëllimi i të cilit është të mbrojë të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit dhe është i ndarë nga Bashkimi Evropian, pezulloi Rusinë më 25 shkurt, një ditë pasi ajo pushtoi Ukrainën.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark