Bulevardit të Famës në Hollivud iu shtua ylli i 2596, që nderon aktorin me origjinë kanadeze, Ryan Reynolds.
Për aktorin, ngjarja ishte tepër e rëndësishme dhe këtë e tregon fakti se kishte marrë me vete të gjithë familjarët e tij: nënën, vëllezërit, mbesat, nipërit dhe gjithashtu bashkëshorten Blake Lively dhe dy fëmijët e tyre.
“Është një moment shumë i veçantë që vjen vetëm një herë në jetë nëse je fatlum, kështu që nuk doja që të mungonte askush nga familja ime”, tha protagonisti i filmit “Deadpool”.
Viti 2016 ka qenë një vit i mbarë për Reynolds. Filmi i tij me superheronj “Deadpool”, me një buxhet prej 58 milionë dollarësh, u shndërrua papritur në një hit, duke grumbulluar 780 milionë dollarë në të gjithë botën. Ai u shpall jo vetëm aktori më i mirë në një komedi për rolin në film, por edhe si artisti i vitit në ceremoninë e “Critics’