×
  • Showbiz
  • Show

    Sa herë ka qenë Tuna e martuar?

    Insajderi
    18 January 2021 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për të gjitha vitet sa është pjesë e skenës, për këngëtaren Tuna u përfol rreth privatësinë e saj.

    Në pjesën e thashethemeve të emisionit ‘Show Time’ këtë javë ka qenë Tuna.

    Këngëtarja i ka bërë publike tri prej lidhjeve të saj, dy prej të cilave i ka zyrtarizuar me martës.

    Martesa e parë e saj ka qenë me Rilind Rekën, dasma e të cilëve bëri shumë bujë për luksin.

    Më pas ajo u nda nga djali i amabasadorit Blerim Reka.

    Shkuan pak vjet, e Tuna bëri publike lidhjen me reperin Cozman, të cilët lanë trashëgimi superhitin “Fenix”, në vitin 2013.

    E kur kjo lidhje përfundoi, Tuna sërish bëri zhurmë me lidhjen e saj të re.

    Pas ndarjes me Cozman, Tuna zyrtarizoi lidhjen me Patris Berishën, vëllain e këngëtarit Robert Berisha. Me të u martua dhe ka një djalë.

    Mirëpo Tuna, sic duket i ka dhënë fund edhe martesës me Patrisin, pasi ka larguar mbiemrin e tij nga Instagrami i saj dhe po ashtu Tianit ia ka ndërruar, duke ia vendosur mbiemrin e saj të vajzërisë.

    Ajo është shpërngulur në Amerikë dhe nuk dihet cila do të jetë zgjedhja e saj në të ardhmen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark