×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Sa herë në javë duhet të bëjmë dush, sipas dermatologëve?

    Insajderi
    21 May 2022 - 14:47

    Sa herë në javë duhet të bëjmë dush? Jo shumë shpesh thonë dermatologët. Dr. James Hamblin shprehet se larja e përditshme nuk i bën dobi lëkurës kur nuk është e nevojshme. Sapunët janë krijuar për të hequr jo vetëm papastërtitë, por edhe sebumin nga lëkura.

    Po kështu edhe shampot, të cilat largojnë vajrat esencialë nga flokët. Rezultati është lëkurë dhe flokë të thatë. Në fakt, sa më i ngrohtë të jetë uji që përdorni dhe sa më fort ta fërkoni lëkurën, aq më shumë ka të ngjarë të zhvilloni lëkurë të thatë.

    Se sa shpesh një person ka nevojë për një banjë varet nga lloji i lëkurës, mosha, stina dhe aktivitetet që bën, thotë James. Por a është e nevojshme të bëni dush çdo ditë? Sipas ekspertëve, larja e përditshme mund të prishë mikrobiomën e lëkurës.

    Shtresa e jashtme e lëkurës humbet vajrat e saj natyrale dhe rrjedhimisht bakteret “të mira” në lëkurë, duke rritur rrezikun e infeksioneve. Prandaj, mund të bëni dush çdo dy ditë ose tre herë në javë por duke marrë parasysh nevojat e lëkurës dhe rutinën tuaj të përditshme.

    Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë (AAD), nuk ka asnjë kufi të vërtetuar shkencërisht se sa shpesh duhet të lahemi. Të vetmet rekomandime që janë dhënë kanë të bëjnë me fëmijët dhe adoleshentët. Nëse një fëmijë i moshës 6-11 vjeç dëshiron të bëjë dush çdo ditë, prindërit nuk kanë arsye të mos e lënë.

    Megjithatë, ai nuk ka nevojë të lahet aq shpesh. Këto rekomandime lidhen me nevojat e lëkurës, por edhe me faktin se sistemi imunitar i fëmijëve ka nevojë për njëfarë ekspozimi ndaj mikroorganizmave si bakteret, që të rritet siç duhet.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    28 March 2024
    LifeStyle
    28 March 2024
    LifeStyle
    27 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark