Manchester City ka njoftuar edhe zyrtarisht për transferimin e Erling Haalandit, transmeton Insajderi.
Në njoftimin e lëshuar sot nga “Qytetarët”, u bë e ditur se Haaland do t’i bashkohet skuadrës nga 1 korriku i këtij viti.
Tani, gazetari i njohur dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar detajet e transferimit të norvegjezit te klubi anglez.
City transferoi sulmuesin e talentuar për shifrën prej 60 milionë euro dhe do të jetë në “Etihad Stadium” deri më 2027.
Paga e tij do të jetë 375 mijë funte në javë në të njëjtin nivel me De Bruyne.
21-vjeçari, tashmë ka përfunduar edhe testet mjekësore.