×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sa milionë euro u shpenzuan për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë?

    Insajderi
    04 November 2022 - 12:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të gjithë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilëve u është konfirmuar aktakuza nga Dhomat e Specializuara, kanë zgjedhur që të paguajnë avokatët e tyre përmes ndihmës financiare që ua ofron Qeveria e Kosovës.

    Nga buxheti i Kosovës, në dy vjetët e fundit, janë ndarë mbi 13 milionë euro për qytetarët e akuzuar të Kosovës nga Gjykata Speciale për krime lufte, me seli në Hagë.

    Shuma më e madhe e parave është shpenzuar për avokatët e tetë të akuzuarve.

    Evropa e Lirë shkruan se më së shumti nga këto shpenzime janë bërë për Jakup Krasniqin [mbi 2 milionë euro], Hysni Gucatin [mbi 1.9 milionë euro], Rexhep Selimi [1.9 milion euro].

    Totali i shpenzimeve për të gjithë të akuzuarit është 13.142.224 euro.

    Më poshtë gjeni statistikat:

    Image

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark