×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sa vota duhen për të kaluar projektligji për Trustin?

    Insajderi
    16 January 2023 - 15:32

    Bekim Haxhiu pret që Projektligji për Trustin të kalojë të enjten në Kuvend në lexim të parë. Deputeti i PDK-së, pritshmërinë e tij, e lidh me situatën e rëndë ekonomike në të cilën sipas tij po kalojnë kosovarët.

    “Pres të votohet në veçanti pas krizës së madhe ekonomike, ngritjes së inflacionit. Kjo s`mund të bëhet pa votat e shumicës, andaj ky shpreson që deputetë të caktuar të VV-së të përkrahin nismën që lejon tërheqjen e një pjese të kursimeve pensionale, ndryshe nga siç vepruan në qershor të 2022-ës kur e kundërshtuan nismën e PDK-së.

    Sipas tij duhen 31 vota për kalimin e projektligjit.

    “Shpresoj që kësaj radhe deputetët e mazhorancës të reflektojnë meqë iniciativa është nga qytetarët dhe jo nga ndonjë parti. 61 deputetë duhet të jenë prezentë, të marrin pjesë në votim, e pastaj shumica e thjeshtë e deputetëve të pranishëm, diku 31, duhen që me kalu Projektligji”, tha Haxhiu për “Front Online”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark