×
  • Sport
  • Sport

    Sacchi: “Juventusi fiton vetëm në Itali – është si Rosenborgu i Norvegjisë”

    Insajderi
    09 March 2016 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi, e ka krahasuar Juventusin me skuadrën norvegjeze Rosenborg, pasi skuadra bardhezi e fiton kampionatin gjithmonë në Itali por nuk arrin ta bëjë të njëjtën gjë në Evropë.

    Juventusi është duke kaluar në një formë mbresëlënëse në Serie A, pasi ka fituar 16 nga 17 ndeshjet e fundit, por për ish-trajnerin e Milanit që njihet për futbollin e bukur që aplikonte dikur, Juventusi nuk është duke bërë mjaftueshëm.

    “Juventusi vazhdon të fitojë në Itali, por të njëjtën gjë e bën edhe Rosenborgu në Norvegji pasi e fiton titullin në ligë çdo vit. Por, me rëndësi është Liga e Kampionëve, dhe aty Juventusi po dështon”, deklaroi strategu italian për LePresse, raporton Insajderi.

    Më tej Sacchi foli për dallimet në mes të Milanit të tij që përbënte në skuadër treshen e famshme holandeze, Riijkard-Van Basten-Rud Gullit. Italiani tha se i mungojnë dy gjëra që skuadra e tij i kishte prioritet.

    “Ne në Milan kishim tri prioritete: të fitojmë, të bindim, të argëtohemi. Tek Juventusi ekziston vetëm njëra: fitorja. Kjo është një dobësi”, shtoi Sacchi. /Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark