×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Salah tregon se a është i gatshëm për ndeshjen kundër Real Madridit

    Insajderi
    15 May 2022 - 12:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah ka dhënë një përditësim për gjendjen e tij fizike përpara finales së Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, pas dy javësh.

    Liverpooli mundi Chelsean me penallti (6-2) për të fituar finalen e FA Cup, pasi ndeshja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen baras 0-0.

    Kjo është finalja e dytë e Kupës që Liverpooli i mposht Blutë në penallti pasi fitoi Kupën Carabao në fillim të këtij viti.

    Edhe pse tifozët po festojnë, dhe me të drejtë, ka një re të errët të madhe mbi klub pasi dy yjet, Salah dhe Virgil van Dijk u larguan nga ndeshja me lëndime.

    Megjithatë, ylli egjiptian trajtoi situatën e tij të lëndimit pas fitores së FA Cup.

    Salah i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve

    Sulmuesi egjiptian u detyrua të largohej në pjesën e parë pas vetëm 33 minutash lojë dhe në vend të tij u inkuadruar Diogo Jota.

    Kjo, natyrisht, i bëri tifozët e Liverpoolit të shqetësohen shumë pasi klubi ka finalen e Ligës së Kampionëve më vonë këtë muaj.

    Pas fitores së Liverpoolit në FA Cup, Mohamed Salah komentoi lëndimin e tij gjatë një bisede me gazetaren, Carrie Brown.

    Kur Brown e pyeti Salah nëse do të ishte i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, ai u përgjigj: “Po, jam mirë!”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark