×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Sali Berisha: Mbroni gazetarët nga banditët serbë

    Insajderi
    31 May 2023 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka dënuar gjestet e dhunës ndaj gazetarëve në veri të Kosovës

    Berisha shprehet se banditët kanë përdorur kundër gazetarëve dhe ekipeve të mediave dhe automjeteve të tyre, gurë, shkopinjë dhe eksplozivë, duke rrezikuar jo vetëm sigurinë e tyre fizike por edhe lirinë e fjalës

    Ish kryeministri theksoi se dënon me ashpërsi këto sulme, ku dhe i quajti  kriminale dhe të orkestruar nga Vuçiç dhe qeveria e tij.

    Reagimi i Berishës

    Banditë serb godasin mediat në veri të Kosovës. Të dashur miq, pas ushtarëve të KFOR-it, objekt sulmesh kryesor këto ditë kanë qenë gazetarët, kameramanët dhe automjetet e ekipeve të mediave të Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve të tjera që përmbushnin detyrën e tyre të informimit.

    Ato u sulmuan, goditën dhe u keqtrajtuan sepse me raportimet dhe filmimet e tyre paraqitën sulmet kriminale të këtyre bandave kundër policisë së Kosovës dhe ushtarëve të KFOR-it.

    Përveç kësaj, filmimet e tyre bënë të mundur identifikimin në këto sulme, anëtarët e bandës famëkeqe të Belivukut, kriminelit të lidhur me Alksandër Vuçiç, banda e të cilit vriste dhe bluante njerëz në brigjet e Danubit.

    Këta banditë kanë përdorur kundër  gazetarëve dhe ekipeve të mediave dhe automjeteve të tyre, gurë, shkopinj dhe eksplozivë.

    Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmet kriminale dhe banditeske nga banditë serb lokal dhe të ardhur nga Beogradi, ndaj gazetarëve dhe ekipeve të mediave në veri të Kosovës dhe ju bëjë thirrje policisë së Kosovës dhe forcave të KFOR-it të garantojnë jetën dhe veprimtarinë e gazetarëve në veriun e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark