×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    “Salmon, biftek, ramstek, levrek” – Menyja e pasur e zyrtarëve të Komunës së Klinës që u pagua me paratë e qytetarëve

    Insajderi
    22 September 2022 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Sallatë greke, salmon, biftek meksikan, ramstek në grill, levrek e troft”, këto janë vetëm disa nga ushqimet e porositura në drekat zyrtare të Qeverisjes së AAK’së në Komunën e Klinës. Vetëm për një pijat në drekë janë hargjuar deri në 12 euro nga zyrtarët komunal.

    Pushteti në komunën e Klinës ka shpenzuar gjithsej 702 euro për tetë dreka zyrtare. Gazeta Insajderi ndërmjet kërkesës për qasje në dokumente publike ka siguruar listën e shpenzimeve.

    Nga Komuna e Klinës kanë thënë për Insajderin, se zyrtarët komunal nuk kanë marrë mëditje.

    Nga dhjetori i vitit 2021 deri në shtator të vitit 2022 zyrtarët e Komunës së Klinës kanë shpenzuar 2 mijë e 646 euro për derivate.

    Zenun Elezaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) zyrtarisht ka marr mandatin e dytë si kryetar i komunës së Klinës me 7 dhjetor 2021.

    Elezaj ka arritur të dal i pari me 55.11% , ndërsa kundër kandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Esat Raci ka arritur t’i marr vetëm 44.89%.

    Insajderi javën e kaluar ka raportuar edhe për shpenzimet e komunës së Prizrenit dhe komunës së Drenasit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark