Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka premtuar se rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe ngritja e mirëqenies sociale është prioritet i qeverisjës së PDK-së në katër vitet e ardhshme.
Lushtaku ka thënë se do ta reformojnë sistemin primar shëndetsorë, përmes disa planeve të cilat i ka prezantuar në foto.
“Rritja e ciësisë së shërbimeve shëndetësore dhe ngritja e mirëqenies sociale është prioritet i qeverisjes sonë në mandatin e ardhshëm në krye të komunës së Skenderajt”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.