×
Zgjedhjet 2021

Sami Lushtaku: Do ta ndërtojmë projektin madhështor “Memoriali i Daljes Publike të UÇK-së”

Insajderi
11 October 2021 - 15:24
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetar i degës së PDK’së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka premtuar se do ta ndërtojnë projektin “Memoriali i Daljes Publike të UÇK-së”.

Lushtaku bashkë me kryetarin e partisë Memli Krasniqi dhe kandidatin për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura, kanë takuar banorët e fshatit Llaushë në kuadër të fushatës zgjedhore.

Ata kanë prezantuar para banorëve projektin madhështor që pritet të realizohet në qeversijen e Fadil Nurës.

“Në prezencën e kryetarit të partisë Memli Krasniqi, një projekt madhështor e prezentuam sonte para qytetarëve të Llaushës, për të ndërtuar edhe fizikisht Memorialin e Daljes Publike të UÇK-së. Këtë projekt do ta realizojmë në mandatin e ardhshëm qeverisës të Fadil Nurës në krye të komunës së Skenderajt”, ka shkruar Lushtaku.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark