Kryetar i degës së PDK’së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka thënë se partia e tij ka besim dhe mbështetje të madhe nga qytetarët drenicak.
Këtë e ka shprehur gjatë takimit me banorët në lagjen Çollaku të Çubrelit, në Radishevë, në lagjen Geci të Llaushës e Beka të Ticës. Në këto vizita ai ishte bashkë me Fadil Nurën, kandidatin për kryetar të Skenderajt.
“Pritje e ngrohtë në lagjen Çollaku të Çubrelit, në Radishevë, në lagjen Geci të Llaushës e Beka të Ticës. Mbështetja dhe besimi për Fadil Nurën e për PDK-në është i madh e i pandryshueshëm”, tha ai.
Më tutje Lushtaku ka thënë se qeverisja e tyre do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve.
“Vizioni ynë për zhvillimin e Skenderajt do të jetësohet me 17 tetor, me një qeverisje të re lokale, e cila është në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim”, ka shkruar Lushtaku.