×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Santos: Ronaldo mund të mos luajë ndaj Koresë së Jugut

    Insajderi
    02 December 2022 - 12:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ylli portugez, Kristiano Ronaldo akoma nuk e ka të qartë, nëse do të zbresë në fushë, kundër Koresë së Jugut.

    Tekniku i luzitanëve, Fernando Santos deklaroi në konferencën për shtyp, se ende nuk e ka vendosur plotësisht nëse do të hedhë në fushë 5 herë fituesin e “Topit të Artë”.

    “Të shohim. Në parim do të stërvitet dhe do ta kuptojmë nëse do të jetë në kushte optimale. Mund ta them nëse ka një shans 50/50 që ai të luajë, mund të them se ai është pjesë e grupit të gatshëm,” deklaroi Santos.

    Deri më tani, Santos vuan mungesat e 2 mbrojtësave Nuno Mendes e Danilo, si dhe anësorin e sulmit, Otavion.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark