×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Sapo doli episodi i tretë i mini-serialit “Beni”: Pagjumësia e Benit krijon situata histerike.

    Insajderi
    09 March 2020 - 20:12

    Prodhimi më i ri i GjirafaStudios, mini-seriali “Beni”, me aktorin e dashur Ernest Malazogu në rolin kryesor, atë të Benit, sonte ka shfaqur episodin e tretë, në të cilin ironia dhe fati i keq e përcjellin Benin në çdo hap.

    Çdo të hënë nga ora 20:00, në faqen e GjirafaVideo, ju mund ta shikoni mini-serialin “Beni”, prodhimin e GjirafaStudios, i cili, i frymëzuar nga Mr.Bean, tregon ngjarje ironike rreth personazhit kryesor Benit, një mashkull i pafat, pak i humbur, por shumë i dashur dhe pozitiv.

    Beni, si gjithmonë, futet në situata të cilat ia komplikojnë jetën, e si del ai nga këto situata është sa ironike, aq edhe e dhimbshme. Në episodin e tretë të titulluar “Gjumi”, Beni ka telashe me shtratin e me zhurmat që i shkakton komshiu, dhe kështu nuk arrinë të bëjë gjumin si duhet.

    Atij dita i fillon pa gjumë, ku fillon të gabojë edhe në gjërat më të thjeshta, si veshja e rrobave. Ai niset në rrugë pa destinacion, por fati e sjellë në një vend, i cili ofron mundësi të mira që Beni të rehatohet e të bëjë gjumin shumë të kërkuar. Edhe kjo krijon situata të komplikuara.

    Se çfarë zgjidhje bën Beni dhe si del nga kjo situatë, ndiqni episodin e tretë, “Gjumi”, në faqen e GjirafaVideo. “Beni” është prodhim i ri, i cili u prit mjaft mirë nga publiku, për shkak të mënyrës së veçantë të realizimit e aktrimit të shkëlqyeshëm nga aktori Ernest Malazogu.

    Mini-serialin “Beni” mund ta shikoni çdo të hënë, nga ora 20:00.

    Episodin e ri mund t’a shiqoni edhe në hapësirën më poshtë.

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark