×
  • Showbiz
  • Show

    Sara e mori në Gjermani, Xheri ‘thumbon’ për mungesën e Poit?

    Insajderi
    23 November 2023 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lart e poshtë vazhdon të flitet që Sara dhe Ledri s’janë më bashkë dhe këtë e ka konfirmuar me ngulm menaxheri i Ledrit.

    Pas ngjarjeve të shumta që ndodhën, Sara u largua me të bijën Poem Blu drejt Gjermanisë, duke iu bashkuar familjes së saj. Ndërkohë, Ledri nga ana tjetër vazhdon tour-et nëpër botë.

    Mirëpo, prindërve të reperit që janë mësuar me praninë e të voglës, ka nisur t’i mungojë mbesa.

    Vetë mamaja e Ledrit, Xheraldina, ka ndarë në InstaStory disa momente nga biseda videocall me Poin, ndërsa krahas shkrepjeve shkruan fjalë që duken si ‘kunja’ të hedhur për largimin e Sarës dhe të bijës.

    Xheraldina vendos ‘citime’ të Poem Blu, sikur mbesa e saj shprehet se e ka marrë malli për gjyshërit dhe dëshiron t’i takojë e përqafojë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark