×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Sara Hoxha, Linda Halimi, Ilir Meta… – Si u dobësuan të famshmit shqiptarë “brenda ditës”? 

    Insajderi
    30 January 2023 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trendin i krijuar nga figurat publike se një trup i hollë do të thotë një trup i bukur duket se ka ndikuar në stilin e jetesës së disa prej tyre.

    Ata kanë vendosur që kilet e tepërta nga trupi i tyre t’i largojnë me metoda të ndryshme përfshirë edhe zvogëlimin e lukthit.

    Sara Hoxha, trashëgimtarja e Top Channel, bëri një transformim rrënjësor në vitin 2018.

    Nga intervenimi i kryer ajo kishte arritur t’i humbas rreth 60 kilogram.

    E pyetur nëse do t’ia rekomandonte dikujt këtë metodë për heqjen e kilogramëve ajo është shprehur e rezervuar.

    “Nuk jam askush që të jap këshilla, për sa kohë që nuk munda të humbas peshë në mënyrë të shëndetshme”, kishte thënë Sara.

    Historia e këngëtares Linda Halimi është një nga më frymëzueset.

     Ajo ka humbur rreth 50 kilogramë falë stërvitjes së rregullt dhe kujdesit me ushqimin.

    Halimi madje ishte përzgjedhur nga revista People, në të cilën rrëfeu edhe për çelësin e suksesit.

    Linda, ndër të tjera kishte deklaruar se nuk ushqehet me karbohidrate pas orës 5 të pasdites, para se të bëjë palestër ose të ngjitet në skenë, ha makarona ose rizoto (oriz).

    Ndërkohë që ka 5 vite pa ngrënë një copë pizza.

    Nëse do të dini se si janë vaktet e saj, ja ku i keni:

    Mëngjes: 3 vezë të skuqura me një filxhan me kërpudha të pjekura në skarë, qepë dhe speca. 1 gotë lëng portokalli.

    Dreka: 1 vezë të skuqur me një filxhan oriz të mbushur me kërpudha të skarës, qepë dhe speca. Ushqim të shpejtë (Snack): 1 filxhan me mix manaferrash, çaj mente ose çaj jeshil.

    Darka: Smoothie me qumësht bajamesh, manaferrash ose ananasi.

    Pas darke: 1 tas me 60 ml kos dhe mix manaferrash.

    Ish-presidenti, Ilir Meta për gati dy muaj ka arritur t’i largojë rreth 30 kilogramë nga trupi.

    Në media ështe raportuar se Meta ka përdorur dietën e të famshmëve “Dukan”.

    I ka shtuar ditës së tij më shumë sport; një orë vrap, një orë ecje dhe një orë biçikletë që në mëngjes.

    Veç kësaj ai ka reduktuar gjysmën e ushqimit të përditshëm, duke mos përfunduar ushqimin e një vakti, por duke marrë gjysmën e kalorive të zakonshme.

    Edhe bashkëshortja politikane e ish-presidentiti Meta, Monika Kryemadhi ka transformuar pamjen e saj.

    Këngëtarja Big Mama ka qenë në qendër të vëmendjes për humjen e peshës si rezultat i ndërhyrjes në lukth.

    Ajo ka tentuar edhe më parë të dobësohet, por i është kthye sërish peshës fillestare.

    Këtë herë ishte gjendja kritike shëndetësore për shkak të mbipeshës ajo që e detyroi të merrte këtë vendim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark