×
  • Showbiz
  • Show

    Sara Hoxha: Në fillim të lidhjes me Ledrin më vendosnin epitete, nuk e kam përjetuar aspak mirë

    Insajderi
    06 March 2023 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Blogerja Sara Hoxha, së fundmi ka realizuar një intervistë me vjehrrën e saj, Xheraldinën, për emisionin “N’majë të gjuhës” , ku ajo zbuloi një detaj nga fillimet e lidhjes me Ledrin kur mediat filluan të shkruanin për të.

    Sara u pyet mbi ndjesitë e para kur emri i saj u lakua në media, duke ndarë një episod aspak të mirë.

    Fituesja e “Dancing With The Stars” u shpreh se nuk e ka përjetuar mirë sepse u përball me shkrime aspak pozitive.

    Sara Hoxha

    “Nuk e përjetova mirë se nuk shkruajtën shumë bukur. Fjalia e parë ishte: Ledri Vula nis një lidhje me një vajzë të kolme. Kishin gjetur foto të vjetra te miat dhe nuk ishte shume bukur”, është shprehur Sara.

    Më herët Sara Hoxha ka rrëfyer për publikun si e priti familja e Ledri Vulës, kur u bë pjesë e saj.

    “Familja e Ledrit më priti shumë shumë mirë. Ata janë shumë njerëz të dashur në fakt, shtëpia është gjithmonë plot, asnjëherë bosh. Xheri dhe Agroni, prindërit e Ledrit janë më shumë si shokë dhe këtë gjë e kam ndjerë shumë kur jam futur në atë familje”-përfundoi Sara Hoxha.

    Ledri Vula dhe Sara Hoxha

    Kujtojmë që ndonëse nuk janë të martuar, Ledri dhe Sara kanë një vajzë Poin tashmë dy vjeçe./Insajderi

    Ledri Vula me familje

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark