×
  • Sport
  • Sport

    Sarri “sulmon” hapur Igli Taren: “Nuk kam në dispozicion ekip për 3 kompeticione!”

    Insajderi
    18 March 2023 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lazio u eliminua nga Conference League prej AZ Alkmaar këtë javë. Sipas “Il Messaggero”, pas largimit nga ky kompeticion evropian, ka shpërthyer kaosi te Lazio. Në Alkmaar, Sarri, trajneri i Lazios, rifilloi kritikat për skuadrën e vënë në dispozicion të tij nga klubit: “Nuk jemi të strukturuar për tre kompeticione”, kishte thënë Sarri pas përfundimit të sfidës në Holandë.

    Duket se gjatë asaj nate ka pasur një përplasje me drejtorin sportiv, Igli Tare, dhe nuk ka dyshim se kjo bashkëjetesë nuk mund të zgjasë shumë, pasi nuk është hera e parë që ka debate mes dy palëve.

    Me pak fjalë, Lotito, presidenti i klubit kryeqytetas, do të duhet të bëjë një zgjedhje sa më shpejt të jetë e mundur dhe pret të kuptojë nëse skuadra do të jetë në gjendje të marrë një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark