×
  • Sport
  • Sport

    Savicevic i përgjigjet Agim Ademit

    Insajderi
    05 December 2018 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosova gjendet në Grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian, së bashku me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

    Pas hedhjes së shortit që u bë në Dublin, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u shpreh optimist se Përfaqësuesja jonë mund të renditet e dyta në grup, pas Anglisë.

    Për këtë deklaratë të Ademit, mediet serbe, konkretisht Telegraf, e ka pyetur kryetarin e Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Savicevic.

    Ai ka mendon se është një deklaratë shumë optimiste dhe se Kosova është në eufori pas suksesit në Ligën e Kombeve.

    “Është mendim i tij, por mendoj se është një deklaratë me  optimizëm të tepruar. Ata janë në eufori pas suksesit në Ligën e Kombeve. Me siguri ka dashur t’i motivojë futbollistët, por shtrohet pyetja çfarë do të ndodhë në fushë. Është fusha e lojës ajo që do të tregojë gjithçka”, ka thënë Savicevic.

    Kualifikimet për Kampionatin Evropian nisin në mars, ndërsa ndeshja ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës zhvillohet më 7 qershor në Podgoricë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark