×
  • Lajme
  • Insajderi

    SBASHK del kundër Hotit: E hëna ditë pushimi

    Insajderi
    28 November 2020 - 11:00

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës e ka sfiduar kryeministrin Avdullah Hoti, duke e caktuar të hënën ditë pushimi, raporton Express.

    Përmes një komunikate drejtuar mediave, ka thënë se vendimi i qeverisë që të hënën të punohet në emër të solidaritetit me punëtorët shëndetësor le të përdoret për ndonjë herë e për ndonjë festë tjetër.

    “SBASHK duke u bazuar në konsultimet dhe kërkesat e anëtarësisë kujton se me kalendarin për këtë vit shkollor dita e hënë e 30 nëntorit është ditë pushimi dhe apelon te punëtorët e arsimit , që të martën me energji të reja dhe në shenjë të lartësimit të kujtimit për flamurin kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari e heronjtë e dëshmorët tjerë të kombit ta vazhdojnë betejën për dituri të reja dhe për përfundimin me sukses të gjysmëvjetorit të parë sipas Kalendarit të MASH për këtë shkollor”, thuhet në komunikatë.

    Ndryshe, kryeministri Avdullah Hoti dje njoftoi se e hëna do të jetë ditë e rregullt e punës.

    “Në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria. Ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë Covid- 19, punëtorët shëndetësor, stafin mbështetës në institucionet shëndetësore, polici dhe inspektorat, të cilët janë duke punuar për disa muaj me radhë pa asnjë ditë pushimi”, ka shkruar Hoti.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark