×
  • Sport
  • Sport

    Scholes nuk i kursen kritikat ndaj Van Gaal para finales së FA

    Insajderi
    20 May 2016 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paul Scholes, ish-mesfushori i Manchester United, duket se ka drejtuar edhe një kritikë ndaj trajnerit Louis van Gaal para ndeshjes finale të Kupës FA që luhet të shtunën.

    United po shpreson që të bëjë një paraqitje të mirë në këtë finale dhe të lë prapa një stinor zhgënjyes.

    Por, Scholes, që ka qenë mjaft I zëshëm me kritika ndaj Van Gaal, ka thënë se klubi nuk e ka fituar trofeun FA sepse ka qenë e interesuar për gara më të mëdha.

    “Ne duam që të jemi në këtë garë dhe kjo është ditë e madhe për ne”, ka thënë anglezi, që fitoi tre herë këtë titull sa ishte lojtar i United.

    “Por, unë besoj se kjo nuk do të duhej të ishte prioriteti ynë.  Është garë e madhe, por prioriteti ynë është dashur të jetë Premier Liga dhe Liga e Kampionëve,” ka thënë ai, njofton Goal.com

    Manchester United nuk arriti që të sigurojë një vend në top katërshen e parë të Premier Ligës dhe rrjedhimisht nuk do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve stinorin tjetër./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark