Guvernatori i Kalifornisë, republikani dhe aktori, Arnold Schwarzenegger, ka deklaruar se do të ndahet nga programi “i dizajnuar” nga presidenti Donald Trump, “Celebrity Apprentice”.
Programi i publikuar në televizionin amerikan, NBC, drejtohej nga Schwarzenegger, në vend të Trumpit.
Në një deklaratë për revistën kinematografike angleze, Empire, ai ka thënë se nuk do të jetë më pjesë e këtij programi në sezonin e ri, shkruan AA.
Schwarzenegger, i cili ka drejtuar Kaliforninë për dy mandate, ka deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e programit për shkak të lidhjes së këtij programi me Trumpin.