×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Secili ka diellin e vet”, komenton Berisha finalen e sotme Stresi në “BBVK”

    Insajderi
    17 March 2023 - 13:50

    Kryedemokrati Sali Berisha është pyetur edhe për tema jashtë politikës, si dy reality show të Big Brother në Kosovë dhe Shqipëri, ku emri i kryedemokratit përdoret shpesh nga dy banorët, Arkimed Lushaj (Stresi) dhe Luiz Ejllit.

    Në pyetjen se a ka një urim për një nga banorët që sot ka finalen në Big Brother Kosova, Stresi, Berisha përsëriti edhe një herë se ‘ata që kanë arritur këtë nivel të popullaritetit e kanë arritur falë talentit të tyre.

    Pyetje: Ju jeni gjithashtu aktiv në TikTok ku emri juaj përdoret dhe adhurohet nga dy personazhe në dy reality show. Sot është finalja në Kosovë, a keni ndonjë urim për një nga personazhet, Stresi?

    Berisha: E them dhe e kam thënë. Nuk ndërhyj në atë pjesë që nuk është e imja. Ata që kanë arritur këtë nivel të popullaritetit, e kanë arritur atë falë talenteve të tyre artistike, këngëtarëve, showman-it dhe do të jetë publiku ai që do t’i vlerësojë. Por unë i qëndroj asaj fjale se secili ka diellin e vet dhe unë si politikan nuk do ta lejoj veten të ndërhyj.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark