×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu thotë se atë e zëvendëson një njeri apolitik, por kjo nuk është e vërtetë

    Insajderi
    31 July 2017 - 22:20

    Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu do të jap dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Prishtinës pasi me 3 gusht do të hy në Kuvendin e Kosovës si deputet i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, tha në një intervistë të tijën ne Rrokum TV se ai do të zëvëndësohet nga drejtor apolitik.

    “Pasnesër e dorëzoj postin e nënkryetarit , Muhedin Nushi ka me u emëru në atë post”, ka thënë Sejdiu.

    Por kjo nuk është e vërtetë, raporton Insajderi.

    Drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës, Muhedin Nushi  i diplomuar në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit të Prishtinës, në formularin e deklarimit të pasurisë për vitin 2017, ka treguar s është paguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Ai e ka deklaruar një shumë prej 1 mijë e 500 euro si honorar nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Nushi sipas biografisë në Komunën e Prishtinës, ka punuar në Institutin për Hulumtime Shkencore dhe Zhvillim (INKOS) në Obiliq nga viti 1985 deri në vitin 1990. Nga viti 1992 deri në vitin 2000 ka qenë i punësuar në  sistemin bankar.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark